“Kush është në Madrid, është i Madridit, edhe unë jam në mes tuaj si një madrilen: faleminderit, Madrid, për këtë”, deklaroi Papà.
“Kjo mirëseardhje më bën të ndihem pjesë e një familjeje të madhe e të mrekullueshme, në të cilën, si në të gjitha familjet, ndodhin mrekulli dashurie. Veçanërisht në këtë shtëpi, ku askush nuk lihet vetëm.”, shtoi ai.
Këtë e tha Papa Leone gjatë vizitës te operatorët dhe personat e asistuar nga projekti social “CEDIA 24 Horas”, në Qendrën e Informacionit dhe pritjes së Caritas-it të Madridit.
Ky është takimi i parë i udhëtimit të katërt apostolik të Leones, pas ceremonisë së mirëseardhjes në Pallatin Mbretëror. /os/



























