Një aksident është shënuar ditën e sotme në qytetin e Sarandës.

Një automjet ka humbur drejtimin dhe është përmbysur në hyrje të qytetit.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Baftjar Biro dhe bashkëshortja e tij, Mamude Biro.

Ata janë transportuar drejt spitalit të Sarandës për ndihmën e parë dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur dinamikën dhe shkakun e aksidentit.

(foto ilustruese)

/Ora News.tv/