Makina zhduket në horizont sa hap e mbyll sytë, pastaj kthehet prapa dhe duket se është edhe më e shpejtë. Në timon është shoferi profesionist me famë ndërkombëtare, Oliver Webb.
Instrumentet regjistrojnë një shpejtësi prej 484,53 km/h dhe më pas 532,93 km/h, me një mesatare prej 508,73 km/h.
Makina e këtij rekordi të ri është një SSC Tuatara një model dhe markë pothuajse e panjohur.
Motori, një klasik 8V i Amerikës së Veriut, nxjerr 1 750 Kf.
Kjo fuqi e madhe menaxhohet nga një kuti ingranazhesh manuale me kompjuter.
”Performanca e makinës, pasqyron përkushtimin dhe vëmendjen me të cilën ne kemi arritur këtë rezultat”, theksoi Jerod Shelby, CEO i SSC. /os