/ATSH – I. Vata/- Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ka uruar të gjitha palët për marrëveshjen e reformës zgjedhore në Shqipëri.
“I uroj të gjitha palët për marrëveshjen në lidhje me reformën zgjedhore në Shqipëri. Ky është një hap shumë i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë i cili u arrit vetëm me bashkëpunimin midis të gjitha palëve”, thekson Santos.
Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos thekson se “integrimi i Shqipërisë në Bashkimit Europian është tani një hap më afër”. /a.g/