Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë.

Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë.

Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb dhe helmeta po patrullonte në ku ndodhi ngjarja. Dëshmitarët thanë se autori i ngjarjes i kishte të qarta synimet e tij dhe tregojnë se shumë persona u plagosën rëndë.

“Ai dukej shumë i vendosur se ku do të qëllonte. Kur kuptova se ishte serioze, vrapova. Ishte një burrë i gjakosur i shtrirë në tokë”, tha një grua që pa incidentin.

 “Kishte shumë të plagosur në tokë që kishin lëndime në kokë”, tha një tjetër dëshmitar.

Sipas dëshmitarëve të pranishëm në momentin e të shtënave, autori ka mbërritur me një çantë, nga e cila ka nxjerrë një armë dhe ka filluar të qëllojë, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e këtij sulmi.

 

Top Channel