Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”.

 

– Advertisement –

 

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga Haki Koka 29 vjeç, banues në Durrës.

 

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, policia gjeti një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje. Shërbimet e policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.