Në fshatin Kryeluzaj në Rrogozhinë, Agro Korani sh.p.k. është një tjetër sipërmarrje e suksesshme që me mbështetjen e programit IPARD II ka përmirësuar teknologjinë për kultivimin e agrumeve, perimeve dhe bimëve dekorative në serra.
Pas 20 viteve pune në emigrim në sektorin bujqësor, Agroni vendosi të kthehej për të shfrytëzuar këtë eksperiencë, për të punuar në vendin e tij.
Në sajë të programit IPARD II arriti të ndërtojë këtë serrë, me një sipërfaqe prej 7200m², me sistemin e duhur të ujitjes dhe lartësi që mundëson rritjen e bimëve të ndryshme, gjatë gjithë vitit.
Agro Korani sh.p.k. përveç plotësimit të nevojave vendase eksporton edhe në vendet e tjera të rajonit, si në Mal të Zi, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni.