Blegjika do të vendosë masa të reja anti-Covid për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri belg Alexander de Croon në një konferencë bëri me dije se do të mbyllen disa biznese si dhe do të kufizohen vizitat në familje.

Teksa komunikonte masat kryeministri u shpreh se këto do të mbeten në fuqi të paktën një muaj.

“Këto masa janë mundësia e fundit nëse duam të zbresim shifrat”, tha de Croon.

Edhe në fillim të pandemisë, në pranverë, Belgjika ka qenë ndër vendet më të goditura nga pandemia.

Kujtojmë që deri më tani në Belgjikë 11,452 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 412,314, ku 20.056 u konfirmuan ditën e fundit.newsbomb