ATSH-I.Vata/ Në ditën e shërbimit pyjor, Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat, mbolli sot 200 fidanë pishe të zezë në fshatin Tomor i madh, në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”.
“Duke qenë se shumica e Zonave të Mbrojtura janë mjedise pyjore dhe ose kullusore edhe personeli i Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat e ndjen veten pjesë të përkujtimit të kësaj dite. Në vazhdimësi të punës për plotësimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarret, apo faktorë të ndryshëm me fidanë të rinj, mbolli sot 200 fidanë pishë të zezë në fshatin Tomor i madh, në Parkun Kombëtar “Mali i Tomorit”, thuhet në njoftim.