Babai i Ergit, Dashamir Dini, me lot në sy ka folur për të birin, duke thënë se ai kishte një të ardhme premtuese.

I ftuar në emisioni e “Rudinës” ai tha se Ergi ka lënë një trashëgimi, për të cilën ai dhe vajza Barbana po kujdesen që mos e humbasin.

“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm prandaj edhe kujtohet”, u shpreh Dashamir Dini.

Kujtojmë që Ergi Dini ka humbi jetën në 2018 në një aksident tragjik, në moshën 22-vjeçare.