Kanë qenë më shumë se dy orë të shkuara dëm ato në Këshillin Politik, pasi raportohet se palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje.

Dy pikat e rendit të ditës për Reformën Zgjedhore janë teknologjia në zgjedhje dhe depolitizimi i administratës zgjedhore.

Për futjen e teknologjisë në zgjedhje opozita ka kërkuar që të aplikohet menjëherë, ndërsa ka hasur në kundërshtimin e Gjiknurit, i cili është shprehur se duhet ndjekur këshilla e ODIHR për implementimin e sa shkallë-shkallë.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk do të jetë në rendin e ditës, edhe pse është një pikë shumë e rëndësishme, ndërsa kanë mbetur vetëm 2 ditë deri në përfundimin e afatit për Reformën Zgjedhore.

Edhe çështja e depolitizimit të administratës zgjedhore ka patur shumë kundërshtime, pasi Gjiknuri ka propozuar se administrate zgjedhore duhet të jetë e depolitizuar totalisht, kurse Bylykbashi me Vasilin propozojnë një skemë tjetër, me 7 administratorë, 3 për secilën parti, dhe 1 i paanshëm dhe i pandikuar i zgjedhur nga KQZ.

Newsbomb