ATSH/- Data 12 dhe 13 qershor shënon festën e Shna Ndout, ku si çdo vit besimtarë të shumtë i drejtohen Kishës së Laçit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Kisha e Shna Ndout që bën bashkë besimtarët e të gjitha feve në vendin tonë.

“MËNGJES I SHENJTË  nga kisha Shna Ndou”, shprehet Rama krahas videos nga ky vend i paqtë.

Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë, besimtarët nuk kanë mundur të ndjekin të 13-të të martat e e kësaj feste të shenjtë, ritual i cili fillon që nga mesi i muajit mars dhe që përfundon në 12 dhe 13 qershor.

Kisha e Shna Ndout në Laç prej vitesh është bërë vendi i bashkimit të besimtarëve të të gjithë besimeve nga të gjitha qytetet si shenjë e tolerancës dhe harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri.

Kjo kishë për të gjithë pelegrinët është burim besimi, shprese, dashurie dhe optimizmi.