ATSH-ANSA/- Gjiganti Microsoft nuk do t’ia shesë softuerin e tij të njohjes së fytyrës policisë amerikane derisa të mos ketë ndonjë ligj që rregullon përdorimin e teknologjisë, deklaroi presidenti i  kompanisë Microsoft Brad Smith në një konferencë virtuale për ”Washington Post”.

“Ne kemi vendosur që ne nuk do t’ia shesim programin e njohjes së fytyrës departamenteve të policisë amerikane derisa të kemi një ligj kombëtar të bazuar në të drejtat e njeriut që rregullon këtë teknologji”, nënvizon Smith.

Bill Gates dhe Paul Allen themeluan një kompani në Albuquerque, New Mexico që do të bëhej kompania më e madhe e programeve kompjuterike në botë.

Kompania këtë vit festoi 45-vjetorin e krijimit të saj.  /os/