TIRANË, 20 prill/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëvë të fundit janë identifikuar 22 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin në total në 584.

Eugena Tomini, eksperte pranë Institutit të Shëndetit Publik në komunikimin për mediet u shpreh se ‘gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste pozitive me COVID19.

Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja’.

Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste. z.tosku /a./