Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro është prekur nga koronavirusin.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Kumbaro me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Me radhë është kjo punë” ka shkruar ajo në postimin e saj. Ndër të tjera ajo shprehet se këto ditë do të qëndrojë në karantinë, por që do të vazhdojë punën përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.
“Me radhe eshte kjo pune…
Radha ime sot te provoj efektet negative te statusit “pozitiv”?
Per aq kohe sa duhet nuk do te leviz dot per te vijuar takimet e parashikuara ne Qarkun e Gjirokastres.
Por do te vijojme kontaktet si çdo dite permes telefonit dhe rrjeteve sociale,” shkruan Kumaro.