ATSH-ANSA/ – Ka përfunduar eksperimenti i fazës së parë, që përfshin transplantimin e qelizave burimore të trurit të njeriut në 15 pacientë me sklerozë sekondare progresive.
”Për herë të parë në botë, u trajtuan 15 pacientët e rekrutuar për trajtim eksperimental të sëmundjes”, deklaroi Akademia Papnore për Jetën me Shoqatën ”Revert Onlus” dhe fondacioni ”Casa Sollievo della Sofferenza”.
Asnjë pacient nuk ka përjetuar efekte anësore. Tashmë mjekët dhe ekipi po vlerësojnë efektet terapeutike.
Eksperimentimi, i koordinuar dhe financuar nga ky fondacion dhe nga ”Revert Onlus”, u realizua gjithashtu falë bashkëpunimit me Spitalin e Ternit, universitetin e Milanos ”Bicocca” dhe Spitalin e Luganos./ /os/ a.jor.