MADRID, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Një studim mjekësor spanjoll në shkallë të gjerë zbuloi se arritja e imunitetit të tufës në të gjithë vendin ndaj koronavirusit të ri është larg nga realiteti aktual dhe se masat distancuese sociale mbeten mënyra më e mirë për të trajtuar pandeminë.

”Vetëm 5% e mbi 61 000 pjesëmarrësve zhvilluan antitrupa që mund të luftojnë sëmundjen”, sipas studimit të financuar pjesërisht nga Ministria e Shëndetësisë e Spanjës të botuara në gazetën ”Lancet Journal”.

Studimi zbuloi gjithashtu se rreth një e treta e pjesëmarrësve që kishin kontraktuar virusin mbeti asimptomatike, për të cilin autorët thonë se ka “implikime të rëndësishme të shëndetit publik”.

“Aktualisht, imuniteti i tufës është i vështirë për t’u arritur pa pranuar dëmin kolateral të shumë vdekjeve në popullatën e prirur dhe mbingarkimin e sistemeve shëndetësore,” thanë studiuesit.

Imuniteti i tufës arrihet kur një popullatë është infektuar mjaftueshëm me një virus ose baktere ose është vaksinuar kundër tij për të ndaluar qarkullimin e tij.

ATSH