BOMBEI, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Nga dorezat e dyerve, gotat prej xhami, ekranet e smartfonëve dhe deri tek enët prej çeliku, koronavirusi që udhëton në pikat e pështymës qëndron në ajër nga tri sekonda në një maksimum prej dy minutash në varësi të materialeve dhe kushteve të temperaturës dhe lagështisë.

Ky është rezultati i botuar në revistën ”Physics of Fluids”, i kryer në gjashtë qytete në Amerikë, Azi dhe Australi, i koordinuar nga studiuesit Rajneesh Bhardaj dhe Amit Agral, nga Instituti i Teknologjisë Indiane në Bombei.

”Gjetjet mund të shpjegojnë përhapjen e ngadaltë ose të shpejtë të infeksionit në një qytet të caktuar. Ky mund të mos jetë faktori i vetëm, por sigurisht që llogaritet edhe shkalla e rritjes së infeksionit”, tha Bhardaj.

”Sapo pikat që mbartin virusin të jenë avulluar, virusi i mbetur vdes shpejt, kështu që mbijetesa dhe transmetimi i virusit ndikohet drejtpërdrejt nga koha kur pikat mbeten të paprekura”, shtuan studiuesit.