UASHINGTON, 7 korrik /ATSH-ANSA/ – Ekziston një mutacion gjenetik i virusit SarsCov2 që tani është pandemik, i cili i lejon virusit të përsëritet më shpejt brenda qelizave.

”Ky mutacion e bën virusin më ngjitës, por nuk është e qartë ende nëse ky mutacion shkaktojë forma më serioze të Covid-19”, sipas studiuesve të universitetit ”Duke” dhe laboratorit kombëtar Los Alamos në SHBA, i udhëhequr nga Bette Korber, prezantuar në revistën ”Cell”.

Mutacioni, i quajtur D614G, që ndodh në proteinën Spike, i hap rrugën virusit në qelizat njerëzore.

“Të dhënat tregojnë se ekziston një mutacion që lejon që virusi të përsëritet më me efikasitet, që ndoshta të ketë një ngarkesë të lartë virale”, shkruan imunologu Anthony Fauci në ”Journal of the American Medical Association”.