MILANO, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Pandemia ka ndryshuar mënyrën e komunikimit mes mjekëve të familjes dhe pacientëve.
Dikush zgjedh thirrjet telefonike, dikush mesazhet me tekst, mesazhe në whatsapp apo email për të treguar histori klinike dhe për të kërkuar këshilla dhe përfitime, sipas një sondazhi të kryer nga ”Inovacioni Digjital” i Shkollës së Menaxhimit të ”Politecnico di Milano”.
Pothuaj 97% e mjekëve të intervistuar raportuan se aktiviteti mbi të cilin ndodhi ndikimi më i madh ishte ai i konsultimit telefonik.
Me pak fjalë, 95% e mjekëve të përgjithshëm i shohin burimet e telemjekësisë si përgjigje për të menaxhuar gjendjet shëndetësore dhe kronike në skenarët postCovid.
Një zgjidhje për të cilën vlerësohet se ka shumë interes për profesionin: 88% e mjekëve dëshiron të përdorë telekonsultimin me specialistët, 60% telebashkëpunimin (mjekë familjar-specialist-pacient), 74% burimet e destinuara për teleshëndetësinë , ndërsa 72% për teleasistencën.
“Ne e kuptuam qartë se si ndodhi përshtatja e papritur e profesionit”, shpjegon Paolo Misericordia, drejtuesi i Qendrës së Studimit ”Fimmg”.
ATSH