SIENA, 8 qershor /ATSH-ANSA/ – Një studim i gjerë gjenetik italian është i pari në botë që zvogëlon rrethin rreth gjeneve që përcaktojnë ndjeshmërinë e ndryshme të njerëzve ndaj Covid-19.

Të dyshuarit e parë u identifikuan falë inteligjencës artificiale në Universitetin e Sienas, në kuadër të projektit të madh kërkimor Gen-Covid, i cili përmes bashkëpunimit të 35 spitaleve në të gjithë Italinë do të analizojë ADN-në e 2 000 personave deri në verë.

“Ne kemi përdorur një qasje plotësisht të re që vlerëson pacientin individual, kështu që do të jetë më e lehtë të gjesh terapi të personalizuar kundër Covid-19”, shpjegon Alessandra Renieri, profesore në Universitetin e Sienës.

“Shpresojmë të jemi në gjendje të bëjmë më të mirën”, shtoi ajo.

Ndryshueshmëria ekstreme e sëmundjes Covid-19 është një nga aspektet më të errëta të pandemisë.

Disa njerëz të infektuar me koronavirusin e ri janë plotësisht asimptomatikë, të tjerë kanë një sindromë gripi, ndërsa të tjerë zhvillojnë pasoja shumë serioze që çojnë në vdekje.

ATSH