/ATSH/ Marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit Semmelweis të Budapestit dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë do të konkretizojë së shpejti hapjen e programeve të përbashkëta të doktoraturave.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me Prof. Béla Merkely, rektorin e Universitetit Semmelweis të Budapestit dhe me Prof. Arben Gjata, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Kushi u shpreh se, nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy universiteteve do të konkretizojë së shpejti hapjen e programeve të përbashkëta të doktoraturave, projektet e kërkimit shkencor, si dhe shkëmbimet e pedagogëve dhe studentëve në fushën e mjekësisë

“Pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me Prof. Béla Merkely, rektorin e Universitetit Semmelweis të Budapestit, së bashku me Prof. Arben Gjata, rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy universiteteve do të konkretizojë së shpejti hapjen e programeve të përbashkëta të doktoraturave, projektet e kërkimit shkencor, si dhe shkëmbimet e pedagogëve dhe studentëve në fushën e mjekësisë”, theksoi Kushi në një reagim. /j.p/