Eksperti i Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi ka folur ne lidhje me koronavirusin dhe mutacionet e reja që janë shënuar së fundmi në vende të ndryshme.
Abazi u shpreh se mutacionet e reja mund të nxjerrin jashtë loje vaksinën kundër koronavirusit. Ai tha se sa më shpejt të vaksinohet popullsia aq më e lehtë do të jetë vënia në kontroll e virusit.
“Deri më tani janë identifikuar tre viariante, mirëpo mendoj se kjo mund të ndodhë përsëri nëse nuk vihet në kontroll pandemia. Nëse virusi vazhdon të multifikohet. Deri më tani mutacionet e paraqitura janë të prekshëm nga vaksinat mirëpo nëse virusi nuk bie në kontroll mund të ndodhë paraqitja e një varianti që nuk është i rezistueshëm ndaj vaksinave. Deri tani nuk ka ndodhur por teoritikisht është e mundur.“, u shpreh mjeku për “abc e mëngjesit”.
Në lidhje me pytjen se kur mund t’i kthehemi normalitetit është shprehur se kjo mund të ndodh nga fundi i verës.newsbomb