ATSH-ANSA/ – Një grup anijesh ruse nga Flota e Veriut kreu manovra ushtarake detare në Detin e Norvegjisë, në veriperëndim të vendit skandinav.

Një prej nëndetëseve, sipas forcës detare, u identifikua përmes një sistemi sonar dhe shoqërohej nga raketahedhësi ‘Mareshali Ustinov’ dhe fregata ‘Admiral Kasatonov”, shoqëruar gjithashtu edhe nga një helikopter lufte, i pajisur me armatim antinëndetëse.

Në ditët e fundit, Moska ka filluar manovrat ushtarake detare për të gjitha flotat e saj në nivel global, që përkon me rritjen e tensioneve me Perëndimin mbi krizën ukrainase./   /os/