Moti i keq me reshje të dendura shiu ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore të vendit.
Rënie gurësh, drurësh e materiale e inerte në rrugë ka pasur në aksin Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblev, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë, Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, dhe në Llogora.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve dhe këtë mëngjes të gjitha rrugët janë të kalueshme.