Një histori e trishtë është shpalosur në TV Klan, ku Bleona 23-vjeç ka treguar se motrës së saj iu dogj djali dy vjeç me qumësht.
Sipas saj, përveç dhimbjes që nëna ndjen në këto raste, ankthit dhe mërzisë nëse fëmija i saj do jetojë apo jo, motrës së Bleonës i është dashur që të përballet edhe me fjalët e njerëzve.
Ajo thotë se njerëzit e bezdisin shpesh të motrën duke i bërë pyetje të shumta për të shuar kuriozitetin e tyre.
Bleona: Në datën 17 Prill të këtij viti motrës iu dogj djali, sepse ajo është e martuar dhe ka një djalë 2 vjeç. Iu dogj djali me qumësht. U nis nga fshati, e çuan në spitalin e Elbasanit. Aty thjesht i bënë disa mjekime të shpejta, por e nisën për Tiranë, e shtruan dhe për 28 ditë nuk i dhanë shpresa për të jetuar sepse djegia ishte në fazën e tretë. Motrës nuk ia thanë, me ndihmën e Zotit dhe me ndihmën e doktorëve djali ia hodhi, shpëtoi. Në ditën e 24 shkon një mjek, e shikon djalin dhe motra del nga mbrapa dhe e pyet, i thotë si është? Ndërkohë që ai i thotë që nuk shpëton djali dhe që nga ai moment, motrës herë pas here i bie të fiktë.
vesh që është shtatzënë, filluan? Përsëri je shtatzënë ti? Po si do i mbash ti dy fëmijë, të prisje dhe pak kohë që djali të rritej edhe pak, të bëhej më mirë, je shumë e vogël për të patur dy fëmijë. A do ja dalësh mbanë?
Ardit Gjebrea: Po ç’ju duhet atyre?
Bleona: Fjalët e njerëzve gjithmonë nuk ndalojnë.
Ardit Gjebrea: Ishin të njëjtit njerëz që të thoshin ty atëherë që ajo nuk ka vrarë gjurin, po do burrin.
Bleona: Po.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë që sot si ka mundësi që ajo është shtatzënë e duhet të kujdeset për djalin etj etj. Po nuk u lodhën?
Bleona: Vazhdojnë.
Ardit Gjebrea: Po pse duhet t’i dëgjoni ju?
Bleona: Këtë dua t’ja them motrës. Dikur i dëgjoja unë dhe bëhesha keq, ndërsa sot po e përjeton ajo shumë keq, qan, është e lodhur. Një herë nga djali sepse ai qan gjithë kohës, nuk është mirë, një herë nga shtatzënia dhe njerëzit që nuk e lënë rehat.
Klan



























