Pandemia ka ndikuar ne jeten e secilit prej nesh, por së tepërmi është ndjerë edhe ne zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.

Elbasani njihet për zhvillimin e aktiviteteve te larmishme të këtij lloji. Në Muzeun Etnografik të Elbasnait janë zhvilluar aktivitete te pakta për shkak të pandemise Covid-19 dhe ato që janë zhvilluar janë bërë duke pasur parasysh të gjithë masat anticovid.

Për këtë arsye, ditën e sotme Muzeu Etnografik i Elbasanit ka çelur siparin e aktiviteteve artistike dhe kulturore nën moton, “E kaluara e nderlikuar dhe e ardhmja e larmishme.

Televizioni Skampa ka qene i pranishem ne zhvillimin e këtij aktiviteti ndërsa ka intervistuar edhe drejtoreshen e Qendrës së Trashëgimisë Kulturore, Sila Belegu.

Znj.Belegu, ka theksuar ndër të tjera edhe faktin se sa u shërben nxënësve njohja e të kaluarës dhe përse janë pikërisht nxënësit e shkollës “Jorgji Dilo” të pranishëm.

http://EDLIRA XHERRI