ATSH-AA/ – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar tre viktima të reja nga COVID-19, duke e rritur në 49 numrin e përgjithshëm të tyre.

Gjithashtu janë diagnostikuar 36 pacientë të rinj.

Tashmë numri i rasteve të infektuara ka arritur në 1 117.