/ATSH-AA/ – Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 196 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) me çka numri i përgjithshëm i rasteve në vend është rritur në 3 895.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit 8 persona kanë ndërruar jetë me çka numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 179.
Sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 11 pacientë të shëruar ndërsa numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar arrin në 1 705.
Sipas të dhënave të ministrisë aktualisht numri i rasteve aktive në vend arrin në 2.011.
Ministria gjithashtu informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1.213 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani në vend janë realizuar gjithsej 42.262 teste.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi dje se nuk ka nevojë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila për herë të parë u shpall më 18 mars në kuadër të luftës kundër përhapjes së COVID-19./ a.jor.