ATSH/ Falë mbështetjes për sektorin e bujqësisë dhe prodhimit bujqësor në vend shënoi rritje që reflektohet te raporti import-eksport i prodhimeve bujqësore, ndërkohë që është dyfishuar sipërfaqja e tokës së punueshme.

Referuar të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrual toka e punuar është dyfishuar në sipërfaqe krahasuar me 7 vite më parë si rezultat i investimeve masive për të çuar ujin në parcelë.

Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot jemi në 250 mijë ha tokë dhe ka ende sipërfaqe për t’u mbuluar me punë, sepse ka ende sipërfaqe ku ne duhet të arrijmë të çojmë kanalet ujitëse dhe kulluese.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga fushat e Myzeqesë, të cilësuara edhe si hambari i prodhimeve bujqësore, teksa ka evidentuar edhe punën e plaodhur që kryhet në këto zona

“Myzeqeja punëtore”, shprehet Rama në videon e publikuar. /j.p/