Ditën e djeshme është ndarë nga jeta aktorja e njohur amerikane, Mary Pat Gleason në moshën 70-vjeçare.

Mësohet se aktorja ka vdekur, pasi prej kohësh ishte diagnostifikuar me kancer.

Gleason e kemi njohur nëpërmjet filmave: ‘Një histori Hirusheje’, ‘Mami’, ‘Will dhe Grace’, ‘Shtëpia Amerikane’ dhe shumë filma të tjerë.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije menaxheri i saj, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Ajo ishte një zonjë speciale dhe unë jam krenar që isha mik dhe menaxher i saj’ shkruan menaxheri.

newsbomb