Një sherr me thika ka ndodhur në një disko në Suedi. Viktimë e konfliktit mësohet se ka mbetur Lauren Spaho 20 vjeç. Ky i fundit qëllua 25 herë me thikë nga disa arabë. Shqiptari ndërhyri në sherrin e ndodhur në disko për të shuar konfliktin.

20-vjeçari nga Korça ka qenë në një disko bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe, kur shokët e tij kanë nisur sherrin dhe Spaho është futur të ndalojë zënkën. Pasi kanë dalë nga disko, arabët kanë sulmuar brutalisht të riun shqiptar duke e goditur mbi 25 herë me thikë.

Pasi u plagos me thikë, shqiptari u dërgua me urgjencë në spital aty ku u mbajt nën kujdesin e mjekëve për 24 orë, por si pasojë e plagëve të rënda, i riu shqiptari ndërroi jetë. Ndërkohë familja e shqiptarit kërkon ndihmë ,pasi e kanë të vështirë të tërheqin në vendin e lindjes, trupin e pajetë të djalit të tyre në mënyrë që t’i kryejnë ceremoninë mortore.