Një lajm i hidhur nga Elbasani. Burime për mediat bëjnë me dije se një i ri 21-vjeçar nga Elbasani ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Ai kishte ditë që kurohej në shtëpi, por dje në mbrëmje u dërgua në spital. Mësohet se i riu kishte sëmundje bashkëshoqëruese, por nuk dihet ende çfarë konkretisht.

Ai dje u fut në intubim, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë. Nuk bëhet me dije identiteti i tij, por ky djalosh është viktima më e re në moshë e koronavirusit në vendin tonë.