ATSH/ -Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë me pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.
Siç thuhet në njoftim, pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive dhe i cili kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Klinika Infektive e QKUK-së njofton se “sot më 17. 04. 2020 ka ndërruar jetë pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt.
Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare–Ferizaj.
Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka reultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë”./KosovaPress//e.m/