Elbasani ka ndezur dritat e festave të fundvitit në një atmosferë elektrizuese. Numërimi mbrapsht është bërë nga kori i fëmijëve, kryebashkiaku Gledian Llatja, dhe nga qytetarët që ishin të pranishëm.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ndau në rrjetet sociale pamje nga momentet magjike të ndezjes së dritave ndërsa shkruan:” Me shpresën se viti i ardhshëm do të jetë më i paqtë e i begatë ndezëm dritat e bredhit të qytetit. Elbasani këtë dhjetor do të shkëlqejë mbrëmjeve nga atmosfera e ngrohtë që të ofron periudha e festave te fundvitit. Festa të gëzuara e plot shëndet për ju e familjet tuaja! ”
Pas ndezjes së dritave mbrëmjet në Elbasan do jenë të shoqëruara me muzikë live, dhe performanca te ndryshme, dhe një sërë aktivitetesh gjatë gjithë muajit Dhjetor.
Video;
https://www.facebook.com/share/v/1AVH49X46Q/
Elbasaninews.al Edlira Xherri