Një 49 vjeçar nga Kruja është proceduar penalisht, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Bëhet me dije se është proceduar L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Procedohet penalisht një 49-vjeçar, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin:

L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.