/ATSH-ANSA/ – Afërdita e ka ”zemrën” zjarr!
”Është një planet me vullkane akoma aktive”, sipas një studimi të botuar në revistën ”Nature Geoscience” nga Universiteti Amerikan i Marylandit, i koordinuar nga Laurent Montési së bashku me kolegë nga Universiteti Politeknik Federal i Zyrihut.
Autorët e studimit krijuan, falë simulimeve kompjuterike, një hartë 3D me dhjetëra struktura në formë kurorë në sipërfaqen e Afërditës duke identifikuar të paktën 37 vullkane me aktivitet gjeologjik.
Aktiviteti vullkanik është i lidhur me faktin se ky planet ka një sipërfaqe më të re se planetët si Marsi dhe Mërkuri, të cilët kanë një ”zemër” të ftohtë.
Strukturat në formë kurore, sipas ekspertëve, formohen kur materiali i nxehtë del nga thellësitë e planetit pas ngritjes nëpër mantel, thënë ndryshe shtresa nën sipërfaqe.