ATSH/ Në qytetin e Cërrikut kanë nisur punimet për instalimin e katër impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura, që do të vendosen në tre shkolla dhe një qendër shëndetësore.
Ky projekt pilot po zbatohet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe një konsorcium privat gjermano-shqiptar, financuar nëpërmjet programit GIZ të Qeverisë Gjermane.
Impiantet e pastrimit të ujërave të ndotura të dedikuara për një objekt ose një grup objektesh synojnë të japin zgjidhje alternative për mbrojtjen e mjedisit sipas direktivës së BE-së për Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane.
Këto impiante mund të shërbejnë si model për vendimmarrësit, operatorët, mësuesit dhe studentët, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve dhe të publikut.