Durim Berisha, këshilltari i Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është kërcënuar me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha ka postuar kërcënimin, ndërsa thotë se kërcënimet ndaj tij kanë ardhur nga profile jo realë.
“Kur e luftoja banden kriminale te PDKse ne Komitetin Olimpik te Kosoves, me kercenojshin me jete duke ju thane miqve te perbashket “a po ndalet apo e kthejme ne kanun”. Tash me profile te rrejshme. As atehere s’jom lodhe per ta dhe s’jom ndal, e as tash s’ma ndine per klubin kriminal qe e ka sjelle Kosoven ne kete gjendje”, ka shkruar Berisha.