Nepjona Çerma do të jetë Drejtorja e re Rajonale e Sherbimit Social Elbasan. Ka qenë prefekti Klevis Xhoxhi që i ka dorëzuar këtë të martë detyrën, ekonomistes dhe juristes 33 vjecare.

Nepjona Çerma është një nga të rejat më të kualifikuara specializuar ne Ekonomia dhe e drejta ne tregjet nderkombetare. Ajo është mjaft e njohur dhe e respektuar falë frymës inovatove dhe tolerante që zotëron edhe mes aktivisteve të Partisë Socialiste.

Nepjona ka mbajtur detyra të rëndësishme edhe më herët ku përmendim përvojën si Specialiste ne sektorin e strehim privatizimit pranë Bashkisë Elbasan, drejtore e burimeve njerëzore në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale Peqin, dhe së fundi drejtore e sherbimeve mbeshtetese ne Drejtorine Rajonale te Operatorit te Sherbimeve te Kujdesit Shendetesor Elbasan.