ATSH/Pagesa për të gjitha familjet që janë në vështirësi ekonomike është dyfishuar.

Kështu u shpreh kryeministri Rama gjatë komunikimit live mesditën e sotme, ku theksoi se familjet e kane marre tashme ndihmën ekonomike.

“Nuk e di ku e ke dëgjuar që do të dyfishohen pagat, nuk e kam thënë kurrë. Kam thënë që do të dyfishohet ndihma ekonomike, është dyfishuar dhe kanë marrë ndihmën ekonomike dyfish të gjitha familjet që janë me ndihmë ekonomike. Sa i përket pagave, njëra kategori, ajo që hyn në paketën e parë dhe që u mbyll me urdhër qeverie bam-bam dhe u godit bam-bam nga vala e parë, e ka marrë dhe po e merr dhe sot që flasim. Para se të vija këtu, po shkon në 50 mijë numri dhe në 2-3 ditët ne vijim përfundon totalisht lëvrimi i atyre pagave prej atyre 60 e kusur mijë njerëz. Ndërkohë që nesër fillojnë pagat 400 mijë lekësh për 176 mijë vetë. Nëse je një nga këto 176 mijë vetë, do të marrësh. Nëse nuk je, në asnjë kategori atëherë nuk do t’a marrësh”-tha Rama në përgjigje të pyetjeve të ardhura nga qytetarët. z.tosku/ /a.g/