/ATSH/- Kreditimi i biznesit dhe individëve u rrit me 52% në muajin prill, kundrejt muajit mars, ku u shënua dhe niveli më i ulët i huadhënies për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, në vlerë monetare kredia në muajin prill, u rrit me rreth 17 miliardë lekë.

Sipas BSH-së, ky tregues në rritje i adresohet vënies në funksionim nga qeveria, të fondit të garancisë për kreditimin e biznesit që kishte nevojë për likuiditet, në kushtet e situatës së vështirë që krijoi COVID-19.

Ndërkohë kredia për individët shënoi rritje të lehtë me 3.4 miliardë lekë në muaj prill, ku kryeson overdrafti për blerje pajisjesh. e.xh/j.p/