Kthjellime dhe vranësira të herë pas hereshme dominojnë motin në vendin tonë ku në skajin verior dhe juglindor vranësirat janë më të shpeshta duke sjellë dhe reshje të pakta dëbore.

Por mesdita dhe pasditja sjellin mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin.

 

Sipas MetoAlb temperaturat e ajrit ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  -17°C  deri në 5°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi  55km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

Kosova

Paraditja paraqitet me kthjellime te pakta dhe vranesira te shpeshta. Por duke ju afruar mesdites vranesirat largohen nga territori i kosoves duke bere  qe kthjellimet te jene mbizoteruese.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranesirash mbizoterojne ne territorin e mv gjate paradites, KU me te dukshme vranesirat do jene ne gjysmen lindore te saj. Mesdita dhe pasditja sjellin me shume kthjellime