Lajmi është bërë i ditur nga gjinekologu Konstantinos Pantos i klinikës private Genesis në Athinë.

Embrioni i përdorur për lindjen e vajzës i përket së njëjtës seri embrionesh nga e cila, në vitin 2004, kishte lindur djali i çiftit.

Fëmija kishte lindur i shëndetshëm pas transferimit të embrionit në tentativën e parë, por humbi jetën në tetor 2025, në moshën 21-vjeçare, në një aksident automobilistik.

Pas kësaj tragjedie, çifti vendosi të kërkonte një tjetër shtatzëni duke përdorur embrionet e ngrira që kishin ruajtur.

Transferimi i embrionit u krye në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa lindja e vajzës u realizua dje.

“Për Christina Rapti-Tzelepi, kjo lindje ka një domethënie emocionale shumë të veçantë”, shkroi gjinekologu Pantos në Facebook.

Në Greqi, 54 vjeç është kufiri maksimal i përcaktuar për gratë që duan t’i nënshtrohen fekondimit in vitro. Nëna e re e përshkroi lindjen si një moment ku dhimbja dhe gëzimi u bashkuan.

“Pati dhimbje dhe gëzim së bashku, por gjithçka u zhduk këtë mëngjes kur e mbajtëm mrekullinë tonë në krahë”, deklaroi ajo për televizionin publik grek ERT.

Bashkëshorti i saj e përshkroi shtatzëninë si një “garë të vërtetë kundër kohës” dhe kërkoi heqjen e kufirit kombëtar të moshës për fekondimin ”in vitro”.   /os/