Një lajm i mirë vjen për portierin cërrikas të Turbinës, 19 vjecarin e talentuar Vokli Laroshi. Shtatëlarti Laroshi është thirrur me urgjencë nga stafi i 21 vjecarëve të Shqipërisë, për dy takimet me Kosovën dhe Anglinë. Kjo është hera e dytë që Laroshi grumbullohet tek kuqezinjtë e vegjël dhe kjo gjë e gëzon shumë gardianin cërrikas. Talenti cërrikas ka qenë edhe më parë pjesë e Shpresave në përballje miqësore, por tani Bushi e ka grumbullar për sfidat zyrtare, me shpresën për t’u aktivizuar.