ATSH-DPA/ – Nuk është koha e duhur për këtë studim, megjithatë udhëzimet e reja rekomandojnë jo më shumë se një pije në ditë për burrat dhe gratë.

Këto gjetje, të botuara në Health.gov vijnë gjatë kohës së stresit të theksuar nga një pandemi në rritje.

“Si komb, shëndeti ynë kolektiv do të ishte më mirë nëse njerëzit në përgjithësi do të pinin më pak”, sipas Timothy Naimi, autore e studimit.

Studimi zbuloi se dy pije kishin një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës të lidhura me alkoolin, kancerin dhe aksidentet e automjeteve sesa një pije e vetme.

Në 1990, një studim i ngjashëm sugjeroi jo më shumë se dy pije në ditë për burrat dhe vetëm një pije në ditë për gratë.

Sipas Institutit Kombëtar të Abuzimit ndaj Alkoolit, një birrë 350 mililitra, një gotë verë 150 mililitra ose një gotë me pije tjetër alkoolike prej 44 mililitrash janë parametrat që përkufizojnë një pije normale./ /os/