ATSH-DPA/ – Një tablo e hershme e piktorit gjerman Gerhard Richter u shit në ankand në Mynih për më shumë se dy milionë euro.

Piktura në vaj e vitit 1968 titullohet “Christiane dhe Kerstin” dhe tregon një imazh të paqartë bardhezi të dy vajzave të reja.

Richter është pa dyshim artisti më i rëndësishëm i gjallë i Gjermanisë dhe një nga më të vlefshmit në botë.

Sipas shtëpisë së ankandit ”Ketterer Kunst”, kjo vepër u shit 2,625 milionë euro nga një koleksionist privat në Hong Kong.

I lindur është Dresden dhe i arsimuar në Gjermaninë Lindore në pikturën klasike realiste, veprat e artit të Richter përfshijnë një seri zhanresh të tilla si jeta e qetë, portretet dhe peizazhet si dhe forma të ndryshme të abstraksionit.

Studioja e tij është në Këln./  a.jor.