Rruga “Riza Salla”, rrugë e cila i shërben shkollës së fshatit Hajdaran dhe gjithë banorëve të zonës në njësinë administrative Shushicë, më në fund do të zgjidhë perfundimisht një problem shumëvjeçar ashtu si po zgjidhen dhe janë në vazhdim shumë rrugë dhe jo vetëm në Elbasan. Gjatë një inspektimi të punimeve në këtë rrugë të fshatit Hajdaran i cili ndodhet fare afër me qytetin, kryetari i bashkisë z. Gledian Llatja i shoqëruar edhe nga deputetja e zonës Desantila Tahiraj, vuri në dukje një sërë projektesh që ka realizuar bashkia Elbasan gjatë këtij 4 vjecari si edhe ato në vazhdim të cilat konistojnë me realizimin e shumë projekteve për urbanizimin e zonave informale në Elbasan si edhe duke u shtrirë në shumë zona rurale dhe fshatra të njësive administrative. ” Kemi treguar se jemi vetëm për punë, ne dimë të bëjmë vetëm punë, jo si të tjerët që dinë të bëjnë vetëm llafe, ne këtë kemi dashur dhe këtë po bëjmë, t’i qëndrojmë afër qytetarëve dhe banorëve në qytet, në fshat, në zonat periferike, edhe në zonat më të thella, pikërisht për këtë. Qëllimi ynë është që të kemi një bashkëpunim midis strukturave vendore dhe qytetarëve ashtu si e kemi pasur deri tani, me besimin për të vazhduar punë, pasi qytetatarët kanë halle, ndaj ne duam punë. Duke ju drejtuar qytetarëve Llatja tha se ” ne nuk kemi as hallet e Sali Berishës as të Ilir Metës, ata t’i dalin vetë për Zot halleve të veta, ne jemi pë hallet e popullit. Ne për këtë jemi, jemi të gjithë bashkë, nuk jemi vetëm, kemi edhe mbështetjen e madhe të qeverisë, ashtu edhe sic shihet po bëhen edhe pritat lumor në lumin Shkumbin, të cilat nuk shkaktojnë më përmbytje, janë investime të mëdha që na ka mbështetur qeveria. Në mënyrë aktive filluam të bëjmë punë në të mirë të komunitetit, pasi ne këtë dimë të bëjmë të mirëmenaxhojmë të administrojmë. Sipas tij ” këto investime është e vërtetë që duhet të ishin bërë para 30 vitesh, dhe ne po i bëjmë, ndërsa opozita nuk ka bërë asgjë. Katër vite kur ishin në pushtet asnjëherë nuk u kujtuan për Hajdaranin, as për Shushicën, as për rrugët, ndërsa tani thonë nuk është bërë kjo rrugë, këtë se bën Zoti , ne po e bëjmë, dhe po punojmë cdo ditë. Nuk është e moralshme të dalësh para një fushate dhetë thuash se kjo rrugë nuk është bërë”. Sakaq Llatja është ndalur edhe tek planet masive të bashkisë duke pohuar se ” po bëjmë rreth 100 mijë metra katrorë asfalt në vit, po urbanizojmë shumë zona të Elbasanit, dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”. Sakaq deputetja Desantila Tahiraj vuri në dukje bashkëpunimin e vazhdueshëm me banorët dhe qytetarët, ndaj dhe kjo rrugë sipas saj, i shërben komunitetit dhe shkollës, por edhe qendrës shëndetësore. ” Kemi edhe shumë punë për të bërë dhe ndjejmë përgjegjshmërinë për t’i bërë këto punë ndaj kërkojmë mbështetjen dhe votën tuaj për të vazhduar punët dhe projektet, për të bërë kopshte, cerdhe, shkolla, qendra shëndetësore më të mira. Ne kemi qenë në kontakt me ju gjithmonë, dhe ju jeni njerëz të mencur dhe dini t’i vlerësoni njerëzit që punojnë”.
Një tjetër rrugë në Hajdaran të Shushicës, një tjetër premtim i mbajtur
24
0
Fermerët “u shtuan” në 2022/ Skema e rimbursimit të naftës i nxiti të regjistrohen
Ekonomisë iu shtuan më shumë biznese të reja në vitin 2022.
Sipas INSTAT, numri i ndërmarrjeve ekonomike të regjistruara u rrit me 5.6%, ndërsa më...
Rama: “Kala Festival” në Dhërmi, promovim turizmit dhe ekonomisë lokale
05/06/2023ATSH/ Në bregdetin e Dhërmiut vijojnë ditët e “Kala Festival”, ku të rinj shqiptarë e të huaj po shijojnë rivierën shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau...
Prodhimi i grurit, Balla apel kompanive shqiptare: Fokusohuni tek blerja e grurit vendas
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të bujqve të cilët ankohen se nuk ka treg për grurin...
Sejko: Inflacioni do të kthehet në objektiv brenda vitit 2024
Guvernatori Sejko prezantoi sot raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2022 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Sejko tha se, “ekonomia shqiptare është...
Mbështetja nga IPARD, serra e prodhimit të fidanëve frutorë furnizon tregun vendas dhe të...
Në fshatin Kryeluzaj në Rrogozhinë, Agro Korani sh.p.k. është një tjetër sipërmarrje e suksesshme që me mbështetjen e programit IPARD II ka përmirësuar teknologjinë...
Klosi: PS përmirëson çdo ditë veten që t’i shërbejmë më mirë Shqipërisë
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi u shpreh sot në turin e mirënjohjes për rezultatin zgjedhor në Sarandë se,...
Një tjetër dron kuqezi mbi suksesin historik të Shqipërisë që kalon fazën e grupeve...
Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve drejt fazës së eliminimit direkt.
Kuqezinjtë...
Transformimi i Piramidës, Deutsche Welle promovon Tiranën si qytet model dhe modern
Shumë shpejt gjiganti mediatik botëror Deutsche Welle do të publikojë një reportazh kushtuar transformimit të shpejtë të Tiranës, si një qytet modern dhe model.
DW...
Kroçera ”Seabourn Quest” me 444 turistë të huaj vizitoi Sarandën
TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Me nisjen e sezonit turistik Saranda vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh të huaj.
Porti i Sarandës bëri të ditur...
Rama ndan pamjet nga “Dumrea Ecopark”
ATSH/ Zona e Dumresë po orientohet gjithnjë e më shumë drejt turizmit të qëndrueshëm, si një turizëm që promovon resurset lokale duke respektuar njëkohësisht...
Kushi: Riorganizim i Akademisë së Studimeve Albanologjike, nuk plotëson kriteret për IAL
ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi informoi sot se Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për riorganizimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA)...
Sulmohen gazetarët e Kosovës me sende të forta në Leposaviç
Gazetarët e mediave të ndryshme në Kosovë, janë sulmuar para pak çastesh nga protestuesit serbë në Komunën e Leposaviçit.
Në një transmetim direkt të medieve,...
Moti
Elbasan
overcast clouds
20.4
°
C
20.4
°
20.4
°
82 %
1kmh
100 %
Die
26
°
Hën
25
°
Mar
26
°
Mër
25
°
Enj
20
°