Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ishin midis 12 vendeve që votuan kundër masës, ndërsa 19 vende abstenuan.
Rezoluta gjithashtu kërkon lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga grupi islamik palestinez, Hamas dhe rritjen e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.
Edhe pse rezolutat e miratuara nga Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë nuk janë detyruese, ato mbartin peshë simbolike dhe pasqyrojnë ndjenjën globale.
Që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në tetor 2023, asambleja ka miratuar disa rezoluta të ngjashme që kërkojnë ndalimin e luftimeve dhe mbrojtje më të madhe të civilëve./ a.jor.