“Asnjë jetëshkrim për Lef Nosin, pavarësisht autorit, nuk do të ishte i plotë pa ravijëzuar edhe një dimension krejtësisht të veçantë të tij, rolin dhe ndihmesën e jashtëzakonshme si themelues e protagonist në filatelinë shqiptare, por edhe si koleksionist i klasit të parë. Pikërisht ky dimension, i pa trajtuar deri më sot, është objekti i kumtesës sime.

Prirjet për koleksionim te Lef Nosi u shfaqën qysh në moshë të njomë. Ishte pa mbushur dhjetë vjeç kur filloi të merrej me grumbullimin e objekteve të ndryshme – arkeologjike, të trashëgimisë shpirtërore, materiale dhe etno-kulturore të popullit tonë, veçanërisht të qytetit të lindjes, Elbasanit dhe rrethinave të tij. Në moshën e shkollës së mesme, kur ai shkoi për studime në Athinë, njohu jo pak përvoja të vyera koleksionimi, sidomos të bashkëmoshatarëve, në fushen e filatelisë. Filatelia, ‘‘ky mbret i hobeve dhe hob i mbretërve’’, me magjinë e saj, iu fut shumë shpejt në gjak, për ta shoqëruar gjatë gjithë jetës. Duke punuar për një kohë si punonjës poste në kohën e Perandorisë Osmane, ai filloi t’i përjetojë në mënyrë të pandërmjeme bukurinë dhe forcën mahnitëse të pullave postare të vendeve të tjera, të cilat i koleksiononte. Madje shpesh i vinin në kokë jo pak mendime të guximshme për kohën, se një ditë edhe vendi i tij, Shqipëria, do të ishte e pavarur dhe do të kishte ‘‘nishanet’’ e veta: flamurin, stemën, monedhat dhe pullat. Megjithatë një gjë nuk e kishte çuar kurrë nëpër mend – që mund të ishte pikërisht ai vetë themeluesi dhe një ndër protagonistët më në zë të filatelisë shqiptare………..

Nje shkrim i dy viteve me pare nga Thimi Nika, Doktor i Shkencave

LEXONI SHKRIMIN —->>> https://elbasaniad.org/lef-nosi-themelues-dhe-protagonist-…/

burimi (arkivi digjital elbasan)